Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia fiton kundër Skënderbut në transfertë


Vllaznia vijon serinë e fitoreve duke triumfuar sot 0-1 në transfertë kundër Skënderbeut.

Pjesa e parë përfundoi pa asnjë gol, megjithëse ekipet treguan shumë potencial për të shënuar.

Vllaznia shënoi në minutën e 71-të, kur Bekim Balaj ishte i saktë nga penalltia.

Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt me 37 pikë.