Vendosni fjalën kyçe....

Kosova heq karantinimin për këdo që hyn nga jashtë, largohet edhe ora policore


Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se qytetarë që hyjnë në Kosovë nuk do të kenë më nevojë të vetizolohen, por do të ketë vetëm kontrolle mjekësore për ta.

Zemaj ka thënë se në konsultim me IKSHPK-në është vendosur edhe për ndryshim të masave, raporton Gazeta Express.

“Që nga 8 qershori, ditë e hënë për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore. Qytetarët nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen vetëizolimit”, ka thënë Zemaj.

Armend Zemaj ka thënë po ashtu se nga nesër do të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes që ishte nga ora 05:00 deri në 21:00.