Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi e Vuçiç të kënaqur me heqjen e reciprocitetit me Serbinë


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë së re të Avdullah Hotit, për të hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Thaçi është shprehur se e mirëpret një vendim të tillë që sipas tij me këtë, tashmë presioni do të bjerë mbi Beogradin.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. HTH”, shkruan Thaçi.

E ndërkohë ka reaguar edhe presidenti Aleksandar Vuçiç, duke thënë gjithashtu se e mirëpret vendimin.

 “Një vendim i mirë nga Prishtina për të hequr barrierat në tregti”, është shprehur ai.

Qeveria e kaluar e Kosovës kishte hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe më 1 prill kishte vendosur masat e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.

Por ky vendim nuk ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duke e konsuderuar reciprocitetin si pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *