Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset makina në Lezhë, mbeten të plagosur nëna me dy fëmijët


Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash në qytetin e Lezhës.

Mësohet se një automjet tip “Benz”, Brenda të cilit ndodheshin një nënë me dy fëmijë, është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Nëna dhe fëmijët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara edhe disa automjete të parkuara.

Paraprakisht policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë një pakujdesi e shoferes, e cila në pjesën e pasmje të makinës së saj kishte vendosur tabelën “shofere e re”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *