Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj flet për rastin e Shefit të Fushë-Arrëzit: Gjest i ulët kriminal


Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka folur lidhur me rastin shefit të policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku, i cili u arrestua pas denoncimit të një vajze se ai e kishte përdhunuar.

Duke folur nga Hani i Hotit, Lleshaj e ka konsideruar rastin e abuzimit seksual si një gjest të ulët: “Një gjest i ulët kriminal i sjelljes së një punonjësi policie”.

Ai tha se do të ketë një qasje tjetër ndaj policisë pas këtyre rasteve.

 “Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjesht çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarët”, deklaroi Lleshaj.

Në vitin 2015 kur mendohet se ndodhi ngjarja, Duraku ka qenë inspektor në policinë e Shkodrës. Vajza nga jetimorja e Shkodrës kishte shkuar të denonconte një rast abuzimi seksual nga punonjësit në jetimore, por kishte rënë pre e një tjetër abuzimi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *