Vendosni fjalën kyçe....

Vasili publikon deklaratat kyçe: Rama gënjeu Kuvendin për çështjen McGonigal


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar momentet kyçe që sipas tij Kryeministri Edi Rama gënjeu Kuvendin e Shqipërisë në mocionin me debat për çështjen “McGonigal”.

Deklarata e plotë:

Rama tha në Kuvend se:

‘se procesi gjyqësor në Amerikë s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht’.

 Rama gënjeu ne Kuvend sepse:

Juria e Madhe e Uashingtonit, ngarkon prokurorin e çështjes, që, në kuadër të hetimeve për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ndër të tjera:

‘Të mbledhë të dhëna nga qeveria shqiptare ose çdo person tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, por pa u kufizuar, tek Kryeministri Edi Rama’.

Pra, hetimi amerikan ka të bëjë që ç’ke me atë punë me Ramën të parin dhe me qeverinë e tij.

Rama tha në Kuvend se :

‘Dorian Duçka ishte këshilltar i jashtëm pranë meje në ato vite, ky është fakt, por krimi apo komprometimi në këtë fakt ku janë’?

Rama gënjeu në Kuvend sepse:

Personi B, Dorian Duçka, kishte pasaportë diplomatike dhe një adresë zyrtare të qeverisë shqiptare. Pra ai nuk ishte thjesht një këshilltar pa pagesë, por shumë më tepër dhe sipas akt-akuzës amerikane, ai përmendet që u ka paguar shpenzimet dëshmitarëve që do të jepnin deklarime në kuadër të një hetimi që kishte nisur FBI e Nju Jorkut ndaj një lobisti amerikan që kishte vepruar për llogari të Partisë Demokratike.

Rama tha në Kuvend se:

‘Në 9 Shtator 2017, McGonigal dhe Personi B takuan në Shqipëri Kryeministrin e Shqipërisë. Shumë e saktë , është fakt. Pyetja është, ku është krimi apo komprometimi në këtë fakt dhe se McGonigal iu shpreh kryeministrit të Shqipërisë që të tregojë kujdes me shoqëritë ruse që mund të përdorin licenca në sektorin strategjik të naftës në Shqipëri. Po ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt’?

Rama gënjeu në Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe të Nju Jorkut thotë:

‘Personi A dhe Personi B që ishin në atë takim, e konkretisht Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për licencat e naftës’.

Pra Rama ishte ne pazar me këta individë për te bere pazar me pasuritë publike në fushën e naftës.

Rama tha në Kuvend se:

‘McGonigal i dha dhurata Kryeministrit të Shqipërisë në prani të Personit B’. Po çfarë krimi apo komprometimi mund të konsiderohet fakti i dhënies apo marrjes së dhuratave simbolike të cilat shkëmbehen rëndomë kur bëhen vizita? Në rastin në fjalë, kur vizitova zyrat e FBI-s në Nju Jork, drejtori i kundër inteligjencës më dhuroi një kapele të FBI-së’

 Rama gënjeu në Kuvend sepse:

Juria e Madhe nuk e ka përfshirë rastësisht në akt-akuzë edhe këtë detaj, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një kapele të loguar FBI, por sepse kjo është bërë në një takim të ngushtë Rama-McGonigal në prani të privateve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me sekretin shtetëror të detyruar për takime te tilla dhe nuk mund te jene kurrë të pranishem ne zyren e Kryeministrit kur flitet për çështje sekrete.

Rama tha në Kuvend se:

‘McGonigal u takua me Kryeministrin e shqiptar në Shqipëri dhe me një politikan kosovar. Pyetja mbetet: Krimi apo komprometimi ku janë këtu’.

Rama gënjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza nuk i pasqyron rastësisht sepse është akt zyrtar dhe nuk është rastësi që akt-akuza e Jurisë vijon me faktin që disa ditë pas këtyre takimeve në Shqipëri, Personi A, pra Agron Neza, i jep zyrtarit të FBI-së, McGonigal 80 mijë dollarë jashtë një restoranti në Nju Jork.

Rama tha ne Kuvend se:

‘Përsëri në nëntor 20, 2017 I akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri. Po, shumë e saktë. Dakord. Nuk e mbaj mend a ka qenë tamam 20 po s’ka asnjë diskutim që ata e kanë të saktë. 20 nëntor. Po fakti i krimit dhe komprometimit ku është këtu? Këtë do t’ua tregoj më mbrapa se ku është’.

Rama gënjeu ne Kuvend sepse:

Edhe në këtë takim, jo për rastësi, në akt-akuzë përmendet se ‘në fund të vitit 2017, Personi A, pra Agron Neza i jep McGonigalit shuma prej 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë, të cilat do t’i merrte mbrapsht në një kohë më të vonë’.

Rama tha në Kuvend se:

‘Fakti që një qytetar amerikan i regjistruar në SHBA për të lobuar për një parti që s’është partia e kryeministrit. Këtë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim, unë personalisht se e dinë më mirë ata që e kanë shkruar, por unë personalisht kam shkruar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës sepse e vërteta është se shefi i sigurisë nuk ma ka thënë kurrë dhe as ia kam kërkuar diçka të tillë, natyrisht, jo sepse më ka ardhur zor ose sepse nuk do të doja t’ia kërkoja, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve te tjera por sidoqoftë pyetja që shtrohet mbetet po ajo; ku është këtu komprometimi apo krimi’?!

Rama gënjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe për këtë pikë thotë: ‘Në 4 Janar 2018, McGonigal mori të dhëna për lobistin amerikan nga Personi A, Agron Neza dhe ia përcolli Agjentit Speciale të FBI-së një ditë më pas’.

Rama tha ne Kuvend se:

‘Këtu bëhet fjalë për informacionin që aktakuza thotë se personi A ka marrë nga zyra ime lidhur me skandalin e financimit rus të Partisë Demokratike. Koha së cilës i referohet ky moment përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media.

Rama gënjeu në Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe thotë qartë:

‘Në Shkurt 2018 FBI e Nju Jorkut hapi hetim penal ndaj lobistit amerikan me kërkesë të McGonigalit. Personi A, pra Agron Neza, ka shërbyer si burim konfidencial i këtij hetimi. Ndërsa personi B, Dorian Duçka, ka lehtësuar takimet ndërmjet FBI Nju Jork dhe dëshmitarëve që gjendeshin në Europë, duke paguar udhëtimet e këtyre të fundit’.

Genjeshter e trashe sepse FBI nuk ka nevoje per informacione gazetash dhe portalesh se i merr vete me burimet e informacionit pa fund qe ka e s’ka pse ja jep Edi Rama.

Rama gënjeu publikisht përpara Parlamentit.

SPAK- u është përpara një përgjegjësie shume te rende, qe lidhet me ekzistencën e tij te mëtejshme.

Kryeministri duhet të vihet nen akuze, të hetohet dhe dënohet sepse ka konsumuar disa krime te renda shtetërore.