Vendosni fjalën kyçe....

Stafi u revoltua për publikimin e shkrimit të senatorit, “New York Times” kërkon falje


Gazeta “New York Times” është detyruar të kërkojë falje publikisht, për shkak se ditët e fundit publikoi një artikull të senatorit amerikan Tom Cotton, i cili mbronte përdorimin e trupave federale për të shuar protestat mbarëkombëtare.

artikullin në fjalë i cili mbante titullin “Dërgoni trupat”, duke bërë thirrje që trupat e ushtrisë të dërgoheshin për të shuar trazirat që ishin krijuar mes protestave për George Floyd.

Mirëpo lexuesit dhe një grup i madh i gazetarëve, e dënuan publikisht vendimin e gazetës për të publikuar këtë shkrim, pasi sipas tyre promovon dhunën dhe racizmin.

Mbi të gjitha pas reagimit të ashpër të stafit të tyre, editorialistët dhe shefat e gazetës janë tërhequr, duke kërkuar falje e duke thënë se “artikulli nuk i plotëson standardet për publikim”.

Pasi njëherë i kishte dalë në mbrojtje artikullit, redaktori i faqes editoriale të New York Times, James Bennet, u tërhoq dhe kërkoi falje .

“Unë thjesht dua të filloj duke thënë se më vjen shumë keq, më vjen keq për dhimbjen që kjo pjesë e veçantë ka shkaktuar”– tha Bennet. “Mendoj se ky është një moment për mua dhe për ne që të ngrejmë pyetje në pyetje gjithçka që bëjmë.”

Bennet pranoi se ai nuk e lexoi shkrimin para se të botohej. Ai shtoi se gazeta tani po planifikon të shqyrtojë si ndryshimet afatshkurtra ashtu edhe ato afatgjata, duke përfshirë kontrollin e fakteve si dhe uljen e numrit të opinioneve të shkruara nga kontribues të jashtëm të cilat botohen në gazetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *