Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për përdhunimin e vajzës së rritur në jetimore, përjashtohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit


Pas arrestimit, përjashtohet dhe nga radhët e Policisë së Shtetit, shefi i Stacionit Policor Fushë Arrëz, Izmir Duraku, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në jetimoren e Shkodrës.

Vendimi u mor nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas publikimit të këtij skandali në media.

Mbrëmjen e kaluar, Duraku u arrestua nga SHÇBA-ja. Marshimet e fundit duket se i kanë dhënë zemër një vajze të re, për të denoncuar abuzimin seksual të ndodhur disa vite më parë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, por është denoncuar së fundmi nga vajza në prani të një psikologu.

Sipas policisë, ka dyshimet të forta se në prill të vitit 2015, vajza është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në Komisariatin e Shkodrës, gjatë kohës që shefi i tanishëm i Komisariatit të Fushë Arrëzit punonte si Specialist i Hetimit në policinë e Shkodrës.

Vajza kishte shkuar asokohe për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona në vitin 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Por kishte përfunduar duke rënë pre e një tjetër abuzimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *