Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjykata lë në “arrest me burg” Kreshnik Tushën


Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kreshnik Tushën, të vetmin të arrestuar lidhur me vrasjen e dy biznesmenëve në Laç.

Masa është dhënë mbrëmjen e kaluar e Tushës I është komunikimuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet i shtruar pasi ka mbetur i plagosur në ditën kur ndodhi ngjarja.

Prokuroria e akuzon Kreshnik Tushën si një nga 4 autorët që ishin veshur si policë dhe vranë Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin. Por ai i mohon akuzat.

Në përplasjen me armë të së shtunës, hetuesit dyshojnë se ka mbetur i plagosur dhe i dyshuari i cili është marrë me automjet nga dy persona të tjerë, e më pas janë larguar përgjatë autostradës në drejtim të Milotit.

Pak minuta pas ngjarjes, Kreshnik Tusha u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Laçit me familjarët, të cilët u thanë mjekëve se djali ishte vetëplagosur me armë zjarri në shtëpi. Por policia ka dyshime të forta se është pikërisht Tusha personi që ka qëlluar në drejtim të dy biznesmenëve dhe është larguar i plagosur nga skena e krimit.

Për këtë arsye po analizohen njollat e gjakut në skenën e krimit, për të parë nëse ka përputhje.

Paraprakisht dyshohet se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. Kjo për shkak të skemës dhe organizimit të këtij atentati, pasi autorët kanë gjetur kohën dhe vendin më të përshtatshëm për të vepruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *