150 tendera të zhvilluara nga bashkitë në vend janë shënuar me Flamur të Kuq nga sistemi i përllogaritjes së riskut, shkruan Open Data Albania. Bëhet fjalë për një periudhë nga 1 janari deri më 31 maj 2020.
Sistemi i përllogaritjes së riskut vendos shenja në çdo tender ku shfaqet hapur rreziku e ka të dhëna për parregullsi të garës, mungesë gare apo konkurrence.
Sipas Open Data Albania 35 tendera janë të tillë pasi autoriteti kontraktues i ka kualifikuar të gjithë opertatorët me ofertë më të vogël duke ia dhënë statusin e fituesit një kompanie që nuk renditet me vlerë oferte më të mirë.
Ndërsa 114 tenderat e mbetur janë shënuar me shenjën e riskut pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator, shkruan Open Data Albania.
“Nga data 1 janar e deri 31 Maj 2020 sistemi i përllogaritjes së riskut në tenderim për Bashkitë ka markuar me Flamur të Kuq Red Flag 150 tendera të mbajtur nga bashkitë. Ky vlerësim risku vendos një shenjë në çdo tender ku shfaqet hapur rrezik dhe indicje për parregullsi të garës, mungesë gare apo konkurrence. 35 tendera janë të tillë pasi autoriteti kontraktues ka kualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të vogël duke ja dhënë statusin e fituesit një kompanie që nuk renditet me vlerë oferte më të mirë. Ndërsa 114 tendera të tjerë kanë marrë shenjën e riskut pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator duke dëshmuar mungesë besimi tek gara; kritere të mundshme klienteliste; afate të cunguara të tenderimit apo aullime të mëparshme ku janë demonstruar edhe parapëlqime klienteliste.” – thuhet në njoftimin e Open Data Albania.
http://openprocurement.al/sq/tender/list