Vendosni fjalën kyçe....

Punonin si “kopshtarë” në fermat e kanabisit, dalin para gjykatës 3 të rinjtë shqiptarë


Tre shqiptarë, të cilët punonin si “kopshtar” në një fermë, por se në fakt mbillnin kanabis, u arrestuan në Angli. Ferma ku ata punonin ishte mbushur me kanabis, që po të shitet në treg, do të kapte vlerën prej 500 mijë paund.

Në gjykata u tha se shqiptarët janë detyruar të gjithë që të punojnë si kopshtar, pasi duhet të paguanin borxhet që kishin, pasi kanë dhënë para për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë të tre shqiptarët e rinj janë në burg në shtetin anglez.

Të dënuarit ishin duke kultivuar kanabis të klasit B. Kur u kapën, shqiptarët deklaruan se ishin sjellë në Teesside për të punuar për të shlyer borxhet që kishin në një palë të tretë. Ervis Harrari 24 vjeç u përpoq të ikë kur pikasi policinë, mirëpo u arrestua pak më vonë. Oficerët gjetën në vendngjarje 226 bimë kanabis me vlerë 63 280 deri 189 840 paund. Lënda narkotike ndahej në 4 dhoma. Avokati i Harrarit tha se Harrari e ka bërë këtë punë për të shlyer borxhe. “Harrari i detyrohej një rumuni një shumë prej 8000 paundësh dhe kjo ishte e vetmja mënyrë që të siguronte paratë”, deklaroi avokati. Sipas avokatit, Harrari u përdor nga persona të tjerë për të punuar në ferma kanabisi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *