Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas biçiklistin, dërgohet në spital 22-vjeçari


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një automjet ka përplasur një 22-vjeçar që qarkullonte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në rrugën e Elbasanit. Nga përplasja është lënduar biçiklisti i cili është dërguar në spital.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *