Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia e kolegut të efektivit “Shqiponja”: U përlesh me viktimën, pasi u rrëzua qëlloi dy herë


Të tjera paqartësi, dëshmi e kundërdëshmi në procesin hetimor lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Ndërsa efektivi që qëlloi për vdekje të riun rreth një javë më parë nuk ka dëshmuar se ka pasur përplasje fizike më viktimën, kolegu i tij e përgënjeshtron këtë gjë.

Sipas dëshmisë në prokurori të efektivit të dytë të pranishëm në vendin e ngjarjes, mes autorit e viktimës ka pasur përleshje fizike, raporton gazetarja Klodiana Lala në rubrikën ‘Opinion’ në News24.

“Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me Klodian Rashën, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në distancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes. Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi. Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen.” – tha Lala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *