Vendosni fjalën kyçe....

Izolimi i fundjavës, si do lëvizim sot dhe nesër


Edhe kjo fundjavë do të jetë e izoluar. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin ku thuhet që ditën e shtunë, pra sot, nuk do lejohet asnjë aktivitet biznesi, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë.

Ato do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Po ashtu, sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk do të lejohet lëvizja e makinave. Ndërsa përsa i përket këmbësorëve, ditën e shtunë dhe të dielët, do lejohen pensionistët deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Pas orës 11, do të lejohet lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç. Pa persona të tjerë në krah.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *