Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni F-35 gjatë stërvitjes, i dyti brenda javës në bazën ajrore amerikane


Një avion luftarak i Forcave Ajrore F-35 Lightning II humbi gjatë një misioni stërvitor në Florida, SHBA. Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi një avion tjetër ushtarak u rrëzua pranë të njëjtën bazë ajrore.

Avioni që i përket Skuadrës 58 u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës me orën lokale gjatë kryerjes së një fluturimi rutinë stërvitor, tha baza ajrore në Florida.

Piloti arriti të dilte me katapultë është në gjendje të qëndrueshme. Rrëzimi nuk shkaktoi dëme në tokë, theksoi baza ajrore. Ndërkohë një hetim është nisur për ngjarjen.

Ky është avioni i dytë i humbur në bazën e Eglin, pasi një avion luftarak F-22 Raptor u rrëzua gjatë stërvitjes të premten e kaluar. Piloti gjithashtu arriti të hidhej nga avioni dhe shpëtoi.

Projekti F-35 ka një histori të trazuar, me vonesa të shumta në prodhim dhe një mori të metash të projektimit dhe performancës që janë zbuluar gjatë provave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *