Vendosni fjalën kyçe....

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Bidenit


Dy këngëtaret Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si president i ri SHBA-ve.

Kujtojmë se Lady Gaga bëri fushatë për Bidenin, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

Siç shkruan BBC, ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar.

Ndëkohë Jennifer Lopez do të japë një performancë të veçantë muzikore. Pas ceremonisë, aktori Tom Hanks do të moderojë një speciale televizive të mbushur me yje të Hollyëood-it. Në programi 90-minutësh do të marrin pjesë gjithashtu muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizionet ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *