Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Bulqizë, i plagosuri pritet të transportohet me helikopter drejt Traumës


Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Strikçan të Bulqizës. Sipas televizionit “News 24”,  një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ai është identifikuar si E.N, 33-vjeçar. Ai pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *