Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nuk tërhiqet: Bashkia mund të zhvillojë si të dojë pronat, pas Teatrit mund të bëjë një hotel dhe më pas ta shesë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk është tërhequr nga ideja se prapa Teatrit të ri që do ndërtohet pas prishjes së godinës të zhvillohet prona apo të ndërtohen kulla.

Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” për të mos përjashtuar ndërtimin e kullave deklaroi se prapa Teatrit bashkia mund të zhvillojë si të dojë pronat. Sipas tij mund të ndërtojë një hotel dhe ta shesë me pas.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çdo të ndodhë me sipërfaqen tjetër që ngelet pas ndërtimit të godinës së re Veliaj dha këtë përgjigje:

E para e punës askush nuk ka të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesë Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është e drejta e bashkisë të zhvillojë pronat”.

Projekti i ri për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ka kaluar nëpër disa skenare dhe thelbi ka qenë më tepër te forma e financimit.

Në fillim u fol me një teatër me kullë sipër më pas me një Teatër më vete dhe disa kulla ngjitur me të këto në formatin e koncesionit Partneritet Publik-Privat.

Ndërsa më vonë mazhoranca tërhiqet edhe nga ligji special për t’ia dhënë firmës Fusha projektin dhe të marrë përsipër Bashkia ndërtimin duke aplikuar për kredi.

Tashmë kur shembja është një fakt i kryer diskutimi është ndezur në prizmin e financimit dhe se çfarë do bëhet me pronën që mbetet pa u zhvilluar mga prishja e dy godinave të vjetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *