Vendosni fjalën kyçe....

“Bankers Petroleum” padit në gjykatë ish-drejtuesin, Leonidha Cobo


Paditet në gjykatë Leonidha Cobo, ish-drejtues i lartë i shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”.

Shoqëria “Bankers Petroleum” e ka paditur ish-drejtorin e saj të përgjithshëm më 15 maj.

Ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në shkelje flagrante të ligjit, kombëtar dhe atij ndërkombëtar.

Më saktë akuzohet se u ka dhënë informacion konfidencial palëve të treta, për përfitime të tij personale dhe të të tretëve.

Përveç Cobos, akuzohet edhe ish-CEO i shoqërisë Sunnel Gupta. Ky se ka përdorur informacionet konfidenciale në kundërshtim me marrëveshjen e lidhur për  ndalimin e konkurrencës me BPAL, marrëveshje kjo e nënshkruar dhe e vlefshme për periudhën 12-24 mujore pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Sipas televizionit “News 24”, ish- drejtues të kompanisë duke përfshirë Gupta-n, ish- drejtorin e Planifikimit të Korporatës, Justin Kereluk, ish-konsulentin ligjor, Trent Mercier, dhe ish-konsulentin për shitjet Massimilliano Calabro, të gjithë në bashkëpunim me Cobon kanë planifikuar skenarin e përdorimit të informacionit konfidencial kundër kompanisë edhe pse në konflikt interesi.

Sipas Bankers, ka prova se Cobo është i përfshirë drejpërdrejt në transaksione me furnitorë e nënkontraktorë të BPAL, në shkelje të çdo ligji kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zyrtarët e akuzuar:

  • Ish drejtori i përgjithshëm Leonidha Cobo
  • Ish Drejtori Ekzekutiv (CEO) Suunel Gupta
  • Ish drejtori i Planifikimit të Korporatës Justin Kereluk
  • Ish konsulenti ligjor Trent Mercier
  • Ish konsulenti për shitjet Massimilliano Calabro

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *