Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ish-deputeti i LSI-së thotë se dhuna e djeshme e policisë ndaj protestuesve ka kaluar të gjitha limitet.
Braimllari thotë se duke nisur nga sot, çdo gjë është personale.Nga efektivi më i thjeshtë, te drejtuesi më i lartë.
“Policia e Shtetit te distancohet nga urdherat politik te nje banditi si Edi Rama. Nuk jemi marre me efektivet e policise, kemi bere nje ndarje midis drejtuesve te korruptuar e trafikant droge me efektivet e ndershem te policise. Por nga dita e djeshme, kur dhuna e ushtruar ne menyre kriminale kaloi çdo limit, nga sot cdo gje eshte personale nga efektivi me i thjeshte deri tek drejtuesi me i larte te cilet dhunuan ne menyre barbare artistet dhe qytetaret. Ta kete te qarte, se nese Edi Rama dhe Sander Lleshi do te perpiqen t’i mbulojne ligjerisht, ata qe kane dhunuar qytetaret dje, do te pergjigjen personalisht.”– thotë Braimllari.
Ditën e djeshme gjatë protestës, Braimllari ishte një ndër të shoqëruarit në polici.