Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Fatura e korrupsionit të Rilindjes shkon 12 miliardë euro, “tërmet” shkatërrimtar për shqiptarët


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se fatura e korrupsionit të “Rilindjes” shkon deri në 12 miliardë euro.

Ai denoncoi abuzimet dhe vjedhjet e qeverisë të shpenzimeve publike, përmes koncesioneve e tenderave.

“Debitori më i madh i OSHEE-së është shteti, janë institucionet sepse lekët i përdorin për investime të panevojshme.

Dhe këtij detyrime duan t’i paguajnë qytetarët e ndershëm. A ka korrupsion më gjigant se sa me Rilindjen urbane? 2 miliardë euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë fermerët që merren me blegtori sa mirë do të ishte. Jo vetëm në Kolonjë por kudo tjetër. Ndërkohë janë investime që nuk kanë ndihmuar që qytetarët të qëndrojnë në këto treva. Pra janë bërë investime për të vjedhur klientët e qeverisë dhe jo për t’i shërbyer komunitetit. Afera e Portit të Durrësit një nga kriminalet, përveçse shkatërron, tenderat sekrete me 10 fish të krimit. Koncensione dhe PPP të të gjitha llojeve që i kalojnë 2 miliardë euro.  Po t’i mbledhësh në total shkon në 12 miliardë euro fatura e korrupsionit të rilindjes. Është një tërmet shkatërrimtar për financat publike dhe financat e familjeve shqiptare se ato do t’i pagujnë.“- tha Meta.