Vendosni fjalën kyçe....

“Tiranën s’e ndalin dot” – Rama poston videon pas prishjes së teatrit


Kryeministri Rama ka postuar një video në Facebook në orët e para të mëngjesit pas prishjes së Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental.

Kreu i qeverisë thotë se ata që kundërshtojnë projektin e teatrit janë të njëjtët por nuk do e ndalin dot Tiranën.

Rama thekson se ata që janë kundër teatrit, ishin kundër të gjitha projekteve që janë realizuar në Tiranë deri tani.

“Ishin kundër këndit të lojërave, pastaj kundër sheshit Skënderbej, kundër Pazarit të Ri, kundër Bulevardit të Ri, kundër Arenës Kombëtare, kundër këndit të dytë në Parkun e Liqenit, kundër kalasë së Tiranës. Kundër Unazës së Madhe, kundër Parkut Rinia, kundër teatrit të ri. Janë të njëjtët. Ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë. Nuk e duan zhvillimin por Tiranën nuk e ndalin dot.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *