Vendosni fjalën kyçe....

Europa Nostra: Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore, demokracinë e sundimin e ligjit në Shqipëri


Europa Nostra e ka cilësuar një ditë të trishtë për demokracinë dhe trashëgiminë kulturorë në Shqipëri e Europë prishjen e teatrit kombëtar.

Në një postim në Twitter, Europa Nostra thekson se prishja është një ditë e trishtë për sundimin e ligjit.

“Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në orët e para të mëngjesit autoritetet shqiptare arrestuan përfaqësues të shoqërisë civile dhe nisën shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.” – shkruhet në reagimin e Europa Nostra-s.

Kjo e fundit e kishte futur Teatrin Kombëtar në listën e 7 objekteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Europë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *