Vendosni fjalën kyçe....

Lajmi se do ndërhyhej për ta prishur, Kryemadhi e Basha te Teatri Kombëtar


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, janë nisur drejt Teatrit Kombëtar.

Vajtja atje vjen pas lajmit të publikuar se godina e teatrit mund të shembet sot.

Dhjetëra forca policie janë parë në zonën rreth Teatrit Kombëtar ndërsa në hyrje të pedonales është vënë një gardh me forca të shtuara policie.

Kryemadhi në një deklaratë për mediat nga sheshi i teatrit paralajmëroi kryeministrin Rama

“Kanë hapësira publike sa të duan për të ndërtuar teatrin e ri kombëtar. Teatri aktual le të rrijë në histori.” – tha ndër të tjera ajo.

Qytetarët e artistët që janë në mbrojtje të teatrit kanë deklaruar se kanë sinjalizime se do ketë ndërhyrje për prishjen e godinës ku do përdoret policia e rendit e ajo bashiake.