Oliger Torba është emëruar shefi i Komisariatit 1 në Tiranë, pas shkarkimit dy ditë më parë të Oltion Agollit.
Torba u emërua ditën e sotme nga kreu i policisë, Veliu, ndërsa shkarkimi i tij u njoftua dy ditë më parë nga kryeministri Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.
Shkak për këtë sipas kreut të qeverisë është bërë numri i lartë i qytetarëve në Parkun e Liqenit përtej orarit të lejuar.
“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit të mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish. Mos u çudisni të mbyllemi prapë. Nëse numrat do të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të dalë në zonë e gjelbër. Vendimi do të merret nesër për fundjavën. Në Greqi nuk kalon dot nga një qark në një qark tjetër.” – tha Rama.
Torba ka qenë shef krimesh te Komisariati 1 para emërimit në detyrën e re.