Vendosni fjalën kyçe....

Në kulm të luftës për shembjen e teatrit, Veliaj flamur LGBT në bashki. Revoltohet me gjuhë homofobe Noka


Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar me gjuhë homofobe ndaj kryebashkiakut Veliaj, lidhur me disa flamujt LGBT që janë vënë në muret e Bashkisë së Tiranës.

Reagimi i Nokës vjen teksa tensionet me Ramës e Veliajt e qytetarëve e artistëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar kanë arritur kulmin.

Demokrati ka postuar në Facebook një koment me gjuhë homofobe të cilin rezulton se e ka fshirë më pas.

Noka e sulmonte Veliajn ndërsa theksonte se Bashkia Përfaqëson qytetarët e Tiranës dhe kryebashkiaku mund ta vendosë në shtëpinë e tij flamurin LGBT.

Një flamur LGBT është vërejtur edhe në oborrin e kryeministrisë, shumë pranë simbolit të kërpudhës.

“Qe je bythë..q kjo është puna jote…Që gjjthë karrierën tënde e ke bërë bazuar te vlerat e bythës, edhe kjo ështeë puna jote. Që të shkoi jeta duke i lëpirë bytheën Edi Ramës edhe kjo prapë është puna jote. Që të gjesh veten shpirtërisht dhe të kesh simbol të vlerave tua këto ngjyra prapë është puna jote…Por mbaje dhe vendose te shpia jote…Sepse ky institucion shtetëror përfaqëson qytetarët e Tiranës, dhe aty vendoset vetëm flamuri kombëtar dhe jo ngjyrat e bythës tënde.” – shkruante Noka.

Gjuha e përdorur nga Noka është dënuar nga Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT që theksojnë se e dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit dhe përdorimin e komunitetit në fjalë për qëllime politike.

Në reagim thuhet ndër të tjera se aleanca nuk përfaqësohet nga asnjë parti politike ndërsa shtojnë se janë të papërfaqësuar dhe të nëpërkëmbur nga të gjitha palët politike në vend.

“Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend. Midis deklaratave të turpshme dhe përpjekjeve të shtirura publike, duam të sjellim në vëmendje faktin se komuniteti LGBTI+ nuk ndihet i përfaqesuar nga asnjë parti politike në Shqipëri. Njera palë është qartazi më e trashë dhe më banale në gjuhë e në përmbajtje, pala tjetër është më e interesuar për të mbajtur përsipër një maskë emancipimi, por fakti është që të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut në Shqipëri. LGBT është populli i papërfaqësuar ashtu si gjithë populli tjetër shqiptar. I papërfaqësuar nga askush. Turp dhe neveri për politikanët e të dyja palëve që historikisht në vend të mendojnë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët zbulojnë nga arsenali i tyre stereotipe banale për tu marrë me njëri-tjetrin teksa në vazhdojmë të mbetemi qytetarë të nëpërkëmbur.” – theksohet në reagimin e Aleancës LGBT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *