Vendosni fjalën kyçe....

Që nga transporti publik, hapja e kufijve dhe plazhet, Rama shpjegon se çdo ndodhë me masat ndaj epidemisë


Që prej ditës së hënë një sërë masash lehtësuese do aplikohen në vendin tonë. Ka qenë kryeministri i cili shpjegoi disa nga masat që priten të aplikohen.

Nga 18 maji do hapen, baret dhe restorantet vetëm në ambientet e jashtme duke respektuar protokollet strike të distancës sociale.

Nga kjo datë edhe maturantët do u kthehen bankave të shkollës për të përfunduar pjesën e mbetur të mësimit dhe provimet e fundit të gjimnazit.

Ndërsa lidhur me plazhet, kryeministri komunikoi se këtë vit do jenë më tepër publike sesa private.

Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përpara një njeri me hu në dorë që kjo është ‘ronë e nxanun’. Por duke zgjedhur hapësirën në plazhin publik. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve“- tha Rama.

Ndërsa mbledhje masive, siç janë dasmat apo drekat dhe darkat familjare, nuk do zhvillohen në ambiente të mbyllura.

“Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për çfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri tjetrit?” tha Rama.

Ndërsa kopshtet dhe çerdhet po mendohet që të hapen nga 1 qershori.

“Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave.  Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të mbyllin sytë. Nuk është çështje ngjyrash e kuqe, jeshile”- tha Rama.

Transporti publik do vijojë të mos operojë pasi shihet si veprimtari me risk të lartë, por sipas Ramës po punohet për të krijuar një strategji.

Lidhur me kufijtë jashtë vendit pritet që hapja të bëhet kryesisht me rajonin dhe me fokus turizmin, ndërsa me vendet e Europës gjithçka varet nga këto vende pasi të bllokuara pikat e kalimit me Schengenin janë të mbyllura deri më 15 qershor.

Ju e dini si janë kushtet në fugona dhe autobusë është si të vendosësh autobusë dhe fugonë në dispozicion të virusit. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim se ende nuk jemi aty, është problem i madh.

Europa ka thënë se do të hapet në 15 (qershor), disa vende do i hapin më shpejt, ne duam që brenda majit të hapim rrugët për shqiptarët, kam parasysh të Shqipërisë, të Kosovës dhe kudo që jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi këtë vit do të jetë i shqiptarëve. Po të sillen pak, jo shumë si suedezë që të zbatojnë ato rregulla që i dini“-deklaroi shefi i qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *