Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë rresht me 18 raste të reja, Manastirliu: Po vazhdoi kështu do bëjmë hapa pas


Pas ditës së dytë radhazi me 18 raste të reja, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë vetë në një deklaratë për median, gjatë përditësimit të të dhënave.

Ajo u bëri apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria në mënyrë që të mos rikthehen në gjendjen e mëparshme dhe të shtrëngimit të mëtejshëm të masave.

 “Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme”, tha Manastirliu.

Manastirliu paralajmëroi se nëse do të vijohet me rritje të rasteve ditore, sipas skenarëve, mund të përdoren frenat e emergjencës.

“Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes”, tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *