Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të do vendosin sanksione të reja për personat e përfshirë në korrupsion dhe që kanë minuar demokracinë


Departamenti Amerikan i Thesarit, do të vendosë një sërë sanksionesh disa ditë para zhvillimit të Samitit të SHBA për Demokraci.

Në “shënjestër” janë personat e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe ata që minojnë demokracinë, raporton Wall Street Journal.

Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse, që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Thesarit.

Këto zhvillime, ecin paralel me deklaratat e Presidentit Joe Biden, ku gjatë fjalimit të tij të parë si president i SHBA-ve, tha se do të godasë forcat globale autoritare të mbështetura kryesisht nga Kina dhe Rusia.

Me të njëtën formë u shpall non grata edhe ish-kryeministri Sali Berisha në Shqipëri. Këto sanksione kanë prekur edhe politikanë edhe biznesmenë në vendet e tjera të Ballkanit.