Vendosni fjalën kyçe....

Pas Izraelit në Abu Dabi, Rama: Po takohem me Presidentin e Emirateve të Bashkuara


Pas vizitës së djeshme në Izrael, kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e kësaj të marte në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai do të mbajë atje një takim me Presidentin e këtij vendi.

“Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.”- shkruan Rama ndërsa publikon disa foto nga mbërritja e tij në Abu Dabi dhe pritja që iu bë.