Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi të bënte sërf në plazhin e mbyllur, 26-vjeçari amerikan vritet nga sulmi i peshkaqenit


Ben Kelly, një sërfist 26-vjeçar është bërë viktima e parë e një peshkaqeni gjigant të bardhë në plazhin e shtetit të Manresa-s që nga viti 2004.

Autoritetet e kishin mbajtur plazhin të mbyllur gjatë ditës, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e COVID-19, por sërfisti me përvojë Ben Kelly nuk mundi t’i rezistonte dot tundimit.

Pavarësisht se vetëm disa ditë më parë shkolla e peshkaqenëve kishte publikuar disa foto që tregonin për praninë e tyre.

Ben ishte rreth 100 jardë nga toka kur u sulmua, ai u soll në breg por nuk mundi të shpëtonte për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

“Unë isha duke filmuar peshkaqenë një javë më parë”- tha shoku i tij surfer Raymond Silver. “Ata janë të shumtë në numër, dhe afër bregut. Tani nuk është koha për të shkuar për not.”

Sulmet fatale të peshkaqenëve janë të rralla përgjatë bregdetit, por ky sulm ka bërë që plazhi të mbyllet në të gjitha orët për pesë ditë përgjatë pjesës, ku peshkaqenër e bardhë të mëdhenj kanë tendencë të qëndrojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *