Vendosni fjalën kyçe....

Zoom-i tejkalon TikTok-un, thyen rekordin për shkarkime


Aplikacioni i cili u bë një ndihmë e madhe gjatë pandemisë, për lidhjet video-chat ka shënuar një rekord të ri

Sipas analistëve të Sensor Tower, në prill ishte aplikacioni më i shkarkuar në të gjithë botën, duke tejkaluar aplikacionin TikTok.

Ndër shënimet e reja, aplikacioni indian për gjurmimin e koronavirusit u rendit i shtati.

Shkarkimet e Zoom nga App Store për iPhone dhe iPad dhe Google Play për pajisjet Android arriti 131 milionë, 60 herë më shumë sesa në prill 2019.

Pothuaj 18,2% e shkarkimeve gjithsej ndodhën në Indi, dhe 14,3% në SHBA.

TikTok-u kinez u rendit i dyti me 107 milion shkarkime (2.5 herë më shumë se një vit më parë), nga të cilat 22% në Indi dhe 9.4% në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *