Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bomba në Filipine, vriten 5 ushtarë e 6 civilë


Të paktën 11 personoa janë vrarë dhe 40 janë të plagosur në një sulm me bomba në qytetin Jolo në Filipine. Në njërin prej sulmeve u përfshi një femër që hodhi veten ne erë.

Shpërthimi i parë ndodhi brenda sheshit ‘Paradise Food’ pranë një dyqani kompjuterash në qendër të qytetit Jolo rreth orës 12:00 të mëngjesit me kohën lokale, duke vrarë pesë ushtarë dhe pesë civilë, njoftuan mediat vendase, duke cituar ushtrinë.

Komandanti rajonal ushtarak, Gjeneral Lejtnant, Corleto Vinluan, tha se bomba ishte vendosur në një motor të parkuar.

Rreth një orë më vonë, një bombë tjetër shpërtheu para një katedraleje nga një grua që hodhi veten në erë. Shpërthimi i dytë vrau një ushtar sipas burimeve ushtarake.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë trupa të djegur të personave të shtrirë përtokë si dhe ambulanca e ushtarë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por arkipelagu jugor Sulu është një pikë e fortë e grupit Abu Sayyaf. Ky i fundit bombardoi një katedrale duke vrarë 20 njerëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *