Vendosni fjalën kyçe....

Stafi i Shtëpisë së Bardhë urdhërohet të mbajë maska për fytyrën


Stafi i Shtëpisë së Bardhë është urdhëruar të veshin maska, pasi dy ndihmës u konfirmuan me koronavirus.

Zyra e personelit të Shtëpisë së Bardhë ka thënë se stafi duhet të mbulojë fytyrat në çdo kohë, përveç kur janë të ulur në tavolinat e tyre, larg nga kolegët.

Trump tha që ishte ai që e kishte kërkuar këtë masë. Gjatë një konference për mediat, Trump tha se ai vetë nuk kishte nevojë ta zbatonte këtë rregull sepse qëndronte shumë larg nga të gjithë, shkruan BBC.

Kjo direktivë vjen pasi një ndihmës i Zv. Presidentit Mike Pence dhe një shërbëror i presidentit Donald Trump u sëmurën me koronavirus. Po ashtu tre anëtarë të grupit të Task-Forcës për koronavirusin të Shtëpisë së Bardhë janë futur në izolim për dy javë. Mes tyre edhe Dr Anthony Fauci, i cili është bërë fytyra publike e luftës kundër virusit në SHBA.

Sekretarja e shtypit e Pence, Katie Miller, e cila është gjithashtu gruaja e ndihmësit të Trump-it, Stephen Miller, u konfirmua  me virusin të premten.

Diagnoza e saj erdhi pasi një shërbëtor i Presidentit Trump u konfirmua gjithashtu se ishte i sëmurë.

Lidhur me përhapjen e COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kishte qenë një person i pari që ishte infektuar dhe që njerëzit që kanë qenë në kontakt me të që atëhere kanë rezultuar negativë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *