Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Teatrin e ri Kombëtar do e bëjmë me kredi se s’kemi lekë në arkë


Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka deklaruar ditën e sotme se Teatri i ri Kombëtar do ndërtohet aty ku është i vjetri.

Në një lidhje të drejpërdrejtë më Syri TV, ai theksoi se tearit nuk do i preket asnjë centimetër nga prona.

Ai theksoi se pavarësisht se vendi ka pasur shumë kryeministra e ministra Kulture, asnjëri prej tyre s’e ka shpallur Teatrin Kombëtar Monument Kulture, duke thënë se ai nuk ka lidhje me trashëgiminë kulturore.

Ai tha gjithashtu se Bashkia do marrë kredi për teatrin e ri.

“Këtu nuk ka asnjë sekret. Ramë dakord që . Do të marrim një kredi dhe qyteti do të ketë një teatër të ri, siç ka stadiumin e ri, bulevardin e ri, që janë bizhutë e qytetit. Për sa kohë Bashkia e Tiranës do të financojë teatrin e ri, fillimisht duhet ti kalojë prona që të bëjë investimin. Do ta bëjmë me kredi, jo me buxhetin e shtetit. Nuk i kemi paratë në arkë për këtë projekt. Hip se të vrava, zbrit se të vrara. Keq kur e bën publiku, keq kur e bën privati. Nevoja për një teatër kombëtar është e pashmangshme. Në momentin që nuk ke paratë në buxhet, i merr kredi. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Plani a ishte ta bëjmë me paratë e tjetrit, ra. Plani b, do e bëjmë me kredi.” – tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *