Ballkani ka regjistruar numra shumë më të ulët për sa u përket viktimave lidhur me Covid-19.
Ndërsa Europa mbetet kontinenti më i goditur për sa u përket të prekurve e viktimave, në rajon kjo gjendje është shumë më e qëndrueshme.
Mali i Zi është vendi me bilancin më të mirë duke qenë se numëron vetëm 9 viktima lidhur me koronavirusin e ri.
Vlen të theksohet se numri i të shëruarve në mbarë botën, por edhe në Ballkan është i lartë siç e tregon pasqyra e mëposhtme.
Vendet Të prekur Të shëruar Viktima
Shqipëria 868 650 31
Kosova 870 653 28
Maqedonia e V. 1642 1136 91
Mali i Zi 324 274 9
Turqia 137.115 89.480 3739
Greqia 2710 1374 151
Serbia 10.114 3006 215
Rumania 15.362 7051 952
Bullgaria 1955 444 90
Bosnje H. 2117 1106 107
Kroacia 2187 1764 90
Sllovenia 1457 256 102