Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: SHBA s’ka dhënë asnjë provë se koronavirusi ka dalë nga laboratori në Wuhan


Akuzat e Shteteve të Bashkuara se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator nga qyteti Wuhan-it në Kinë,sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë “spekulative”.

Shefi i urgjencave të OBSH-së tha të hënën se nuk ka marrë asnjë provë nga qeveria e SHBA-ve për të mbështetur pretendimet e presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

 “Nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative. Nuk kemi marrë ndonjë të dhënë apo provë specifike nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit. Kështu që nga këndvështrimi ynë, ky pretendim mbetet spekulativ”, u tha gazetarëve në Gjenevë drejtori për emergjenca pranë OBSH-së, Michael Ryan, citon Time.

Ai shtoi se OBSH do të ishte “shumë e gatshme” për të marrë çdo informacion të tillë që SHBA ka.

Komentet e Ryan vijnë pasi administrata e Trump e ka akuzuar si Kinën ashtu edhe Agjencinë Shëndetësore të SHBA-ve për gabime në trajtimin e shpërthimit që u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan-it dhe që tani ka infektuar miliona njerëz dhe ka vrarë të paktën 239,000. Trump tha të premten tha se OBSH ishte “si agjensia e marrëdhënieve me publikun për Kinën”.

Ryan përsëriti se provat dhe këshillat që ka marrë Agjensia Shëndetësore e SHBA-ve sugjerojnë që koronavirusi është me origjinë natyrore, edhe nëse Pompeo e Trump kanë prova të pretenduara se mund të jetë nga laboratori i Institutit të Virologjisë Wuhan.

“Nëse këto të dhëna dhe prova janë të disponueshme, atëherë do t’i takojë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të vendosë nëse dhe kur mund të ndahen”– tha Ryan. “Por është e vështirë për OBSH-në që të veprojë në një vakum informacioni në atë drejtim specifik.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *