Vendosni fjalën kyçe....

“Politikan i degjeneruar” – mediat kineze sulmojnë Pompeon pas deklaratave për laboratorin në Wuhan


Laboratori i Virologjisë në Wuhan

Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo se ka gënjyer kur ka deklaruar se ka prova se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

Pompeo e bëri deklaratën të dielën, pa hyrë në detaje specifike.

Por në një editorial të martën, gazeta kineze Global Times tha se Pompeo ishte “një politikan i degjeneruar dhe i përbuzur nga këndvështrimi i fesë.’

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se pretendimet e SHBA-së janë “spekulative” dhe se nuk ka parë asnjë “provë specifike”.

Çfarë thanë mediat kineze?

Redaksitë në mediat kineze shpesh japin një pasqyrë të të menduarit të qeverisë, por Pompeo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare. Komentet e deritanishme janë ato të mediave shtetërore.

Të hënën, Global Times akuzoi Pompeon për ngritjen e një “teorie absurde dhe fakteve të përdredhura”. Të martën sulmi ndaj Pompeos vazhdoi.

“Pompeo synon të vrasë dy zogj me një gur duke nxitur gënjeshtra”– shkruan gazeta.

“Së pari, ai shpreson të ndihmojë Trump të fitojë zgjedhjet këtë nëntor … së dyti, Pompeo e urren Kinën socialiste dhe, veçanërisht, nuk mund të pranojë ngritjen e Kinës.”

Redaksia pranoi se kishte “probleme fillestare” në përgjigjen e Kinës ndaj shpërthimit, por pretendon “performanca e përgjithshme është mjaft e ndritshme për të tejkaluar të metat”.

Po ashtu sugjerohet se virusi më parë ka infektuar njerëzit në vendet e tjera se sa ata në Wuhan.

Global Times nuk është e vetmja media kineze që merret me Pompeon dhe SHBA-të. Daily People gjithashtu tha se Pompeo nuk kishte “asnjë provë”, ndërsa faqja CCTV akuzoi politikanët amerikanë për “komplot “.

Çfarë tha Mike Pompeo?

Në një intervistë me ABC të dielën, Pompeo tha se kishte “prova të mëdha”  se virusi u shfaq në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

“Mos harroni, Kina ka një histori të infektimit të botës dhe ata kanë një histori të drejtimit të laboratorëve nën standarde”– tha ai.

Pompeo drejtoi CIA-n nga viti 2017-2018

Megjithatë Pompeo, i cili është ish-drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, tha se ai nuk mendon se virusi ishte i krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.

Siç shkruan BBC, laboratori në Wuhan është i njohur për të studiuar koronaviruset te lakuriqët e natës. Në prill, presidenti Trump u pyet nëse “protokollet e dobëta të sigurisë” lejuan që një virus i tillë të dilte përmes një praktikanteje dhe të dashurit të saj. Trump nuk e konfirmoi teorinë, por tha: “Gjithnjë e më shumë ne po e dëgjojmë këtë histori”.

Trump nuk e konfirmoi teorinë, por tha: “Gjithnjë e më shumë ne po dëgjojmë histori”.

Javën e kaluar, ai u pyet nëse kishte prova se virusi doli në laboratorin e Wuhan-it, e Trump tha se kishte por nuk dha detaje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *