Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja masa të ashpra ndaj pijeve energjike


Kanadaja ka vendosur të kufizojë shitjen e pijeve energjike me përmbatje alkooli, pasi një adoleshente ka humbur jetën si pasojë e tyre.

“Jam e shqetësuar nga disponueshmëria në rritje dhe konsumimi i pijeve energjike me përmbajtje alkooli. Numri i të rinjve që përfundojnë në spital pasi pijnë këto produkte është në rritje. Ndaj unë e kam udhëzuar departamentin tim që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar këtë çështje”, – ka thënë ministrja i Shëndetësisë, Ginette Petitpas Taylor.

‘CTV NEWS’ shkruan se shteti kanadez po kërkon që aktorët të marrin në konsideratë ndryshimet në reklama, marketing dhe etiketim për të zvogëluar rreziqet nga këto produkte.

Vitet e fundit në Kanada ka pasur rritje të shitjeve të pijeve që janë të shumë të aromatizuara dhe me përmbatje të lartë sheqeri si dhe ato pije që përmbajnë alkool në përmasat e 4 gota vere.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *