Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi tregon si ia zgjatën socialistët mandatin Dvoranit pavarësisht vendimit të Kushtetueses


Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një intervistë për Euro News Albania ka bërë një paralajmërim duke thënë se, “reforma zgjedhore nuk ka për të ngjarë me reformën në drejtësi”.

Ai iu referua rastit të shumë diskutuar të Ardian Dvoranit që vijon të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë pavarësisht se i ka përfunduar mandati 6 vjet më parë, e arritur përmes manovrave nga ana e mazhorancës qeverisëse.

Reforma zgjedhor nuk ka për të ngjarë me reformën në drejtësi. Ja ku jemi sot kur mbajnë një anëtar të Gjykatës së Lartë në thyerje të Kushtetutës me 6 vite më shumë se sa mandati kushtetues. Z. Dvorani i ka përfunduar mandati në vitin 2014, deri në vitin 2016 qëndroi mbi bazën e një dispozite. Në 2016 e ankuam në Gjykatë Kushtetuese dhe gjykata e gjeti antikushtetues nenin me të cilin qëndronte në detyrë”- tha Bylykbashi.

Mazhoranca e mbajti peng vendimin e gjykatës duke mos e botuar në Fletoren Zyrtare, deri sa u miratuan ndryshimet e Kushtetutës, dhe vetëm më pas e nxorën vendimin për të pretenduar se ndryshimet e reja e bënin nul vendimin. Ky është vetëm produkt i një mënyre të qartë se si kushtetutshmëria nuk ishte e rëndësishme për reformën në drejtësi”- përfundoi ish-deputeti i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *