Vendosni fjalën kyçe....

Përplas me makinë të miturin në Vlorë, largohen nga vendi i ngjarjes


Një fëmijë i mitur është përplasur nga një makinë në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Shoferi i automjetit i cili shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fëmija i moshës 8-vjeç ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *