Vendosni fjalën kyçe....

Basha paralajmëron kallëzim të ri në SPAK: McGonigal i ka duart edhe te inceneratorët


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në deklaratën e jashtëzakonshme pas dënimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal me 28 muaj burg ka bërë një deklaratë të fortë duke e akuzuar atë se është përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve.

Basha paralajmëroi publikimin e fakteve për përfshirjen e McGonigal në aferën e inceneratorëve.

Ai tha se do depozitojë një tjetër kallëzim në SPAK për përfshirjen personale të Ramës në inceneratorët.

Por pas një investigimi bazuar në fakte dhe prova është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.

Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve. Me emër e mbiemër të gjitha do ti depozitojmë ne SPAK krahas kallëzimit të paralajmëruar tashmë për përfshirjen personalisht të Edi Ramës në aferën e inceneratorëve siç e ka rrëfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj”-deklaroi Basha