Vendosni fjalën kyçe....

Johnson në spital, Trump: Të gjithë amerikanët po luten për të


Presidenti amerikan Donald Trump i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, pas lajmeve për shtrimin e tij në spital.

Në konferencën e përditshme për luftën ndaj COVID-19, Trump tha se “të gjithë amerikanët” po luteshin për shërimin e shpejtë të Johnson.

“Unë dua t’i shpreh urimet e kombit tonë kryeministrit Boris Johnson ndërsa ai zhvillon luftën e tij personale me virusin”, tha Trump, citon The Hill. “Të gjithë amerikanët po luten për të. Ai është një mik i imi dhe një zotëri i shkëlqyeshëm.”

“Siç e dini që ai u dërgua në spital sot, por unë jam optimist dhe i sigurt se ai do të jetë mirë”– vazhdoi presidenti.

Zyra e Johnson-t dha të dielën lajmin se kryeministri ishte shtruar në spital, me këshillën e mjekut të tij kur simptomat e koronavirusit nuk u zhdukën gjatë trajtimit në shtëpi.

Johnson u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen dy javë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *