Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund të bëhen zgjedhje në UT, sipas vendimit të qeverisë jemi në karantinë” – Rektori Koni


Pa urdhrin e Rektorit të Universitetit të Tiranës nuk mund të ketë zgjedhje në UT, ka thënë sot kreu i këtij institucioni, Mynyr Koni.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Syri.net, Koni theksoi se Universiteti i Tiranës nuk është i gatshëm për rifillimin e mësimit.

Ai tha se vendi është në kushtet e karantinës, kjo në sajë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe zgjatjes së periudhës së fatkeqësisë natyrore.

“Në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore ne ndodhemi në kushtet e karantinës. Kjo edhe në sajë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe zgjatjes së periudhës së fatkeqësisë natyrore natyrore deri më 23 qershor. Këto dy akte e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit në auditore. Jemi duke punuar për ta vlerësuar këtë situatë, për të hapur në mënyrë të pjesshme dhe më pas do mbajmë një qëndrim si Senat i Universitetit.” – tha Koni.

Më tej Rektori Koni tha se është e pamundur të zhvillohen zgjedhjet në Universitetin e Tiranës pasi institucionet janë të mbyllura duke ritheksuar në fund se pa urdhrin e Rektorit ato nuk mund të zhvillohen.

“Më 14 janar 2020 ministrja e Arsimit ka nxjerë urdhrin për zhvillimin e procesit zgjedhor për periudhën nga data 9 prill deri më 7 maj. Për shkak të epidemisë, ministrja e ndryshoi urdhrin duke ndryshuar afatet dhe duke i caktuar zgjedhjet për në 12 qershor. Është e pamundur të zhvillohen pasi institucionet janë të mbyllura.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *