Vendosni fjalën kyçe....

Rama inspekton bypass-in e Vlorës, por harron distancimin social (Video)


Kryeministri Rama ka qenë në Vlorë për të parë punimet që po kryhen në bypass-in e qytetit bregdetar.

Ai shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës, Balluku, ndërsa shkruan se puna po ecën me asfaltimin dhe veprat e artit.

Sipas kreut të qeverisë, së shpejti do nisin punimet për Lungomaren 3 drejt Radhimës, në rrugën Orikum-Dukat dhe tunelin e Llogarasë.

Duhet thënë se teksa vizitonte kantierin, kryeministri harroi të zbatonte rregullat e distancimit social.

“Në bypassin vlorë punimet po ecin me ritme të larta. në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit. Së shpejti rinis aty ku u ndërpre nga Covidi, gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit jonian.” – shkruan kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *