Vendosni fjalën kyçe....

“Si po e përgatit Rama marrjen e kontrollit në Universitetin e Tiranës duke rrezikuar jetët e studentëve e pedagogëve”


Demokrati Luaçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Rame se urdhëroi rikthimin e studentëve dhe pedagogëve në auditore për të grabitur zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.

Sipas tij urdhri për kthimin e studentëve nuk ka qëllim tjetër veç marrjes së kontrollit në UT. Boçi thekson se asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka vendosur rifillimin e mësimit në universitete edhe pse kryejnë rregullisht shumë më tepër testime se Shqipëria.

Ai thekson se kushtet higjieno-sanitare në konvikte e universitete janë të turpshme ndërsa me vendimin e marrë rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve.

“Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?! E qartë dhe ulëritëse! Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës. Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT. Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara. Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet.

Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë. Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv. KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt. Datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve. Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim:

Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur. Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale.

Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri.” – shkruan Boçi në një status në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *