Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit mbërrin në Tiranë, Kim i tregon ‘Sheshin Skënderbej’


Ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë ku do qëndrojë në një vizitë dyditore.

Ajo shkruan se ishte kënaqësi e madhe për të të vizitonte ‘Sheshin Skënderbej’.

Po kështu ajo falëndëroi ambasadoren amerikane Kim për pritjen e ngrohtë teksa thekson se Shqipëria është aleat i palëkundur i SHBA-së.

“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri Kim. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë.” – shkruan ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.