Vendosni fjalën kyçe....

2 të rinj kapen me doza kokaine e kanabisi për shpërndarje në Shëngjin dhe Lezhë


Lezhe- Policia e Lezhës goditi dy raste të të shitjes së drogave me doza në këtë qytet. Ergys Prendi 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë

 U arrestuan pasi u kapën me doza gati për tu shitur.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, informoi sot policia e Lezhës.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi I tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli2”