Vendosni fjalën kyçe....

Kush është i akuzuari për ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës


Altin Doçi është një nga personat e arrestuar për ekzekutimin e dy vëllezërve Besmia e Viktor Haxhia në Durrës pak ditë më parë.

Sipas policisë, ai ka lidhje edhe me ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë pak muaj më parë në qytetin bregdetar.

Doçi nuk është një emër i panjohur për policinë. Sipas kreut të saj, Veliu, shkak është prishja e pazareve të verimtarisë së përbashkët kriminale.

Doçi është arrestuar në vitin 2015 në Tiranë për shkak se kishte kryer një seri vjedhjesh në kryeqytet. Përveç tij, sot u arrestua edhe një 22-vjeçar me iniciale K.A., ndërsa shkak për këtë është bërë pamjet e kamerave të sigurisë dhe gjurmët e gishtërinjve.

Pas krimit policia gjeti në një kanal armët e përdorura gjatë krimit si dhe makinën tip Toyota që u përdor për të ekzekutuar dy vëllezërit ndaj të cilëve u qëllua me 55 plumba.

Sipas ABC News, në ekzekutim kanë marrë pjesë katër persona, dy prej të cilëve janë ndaluar ndërsa dy të tjerë janë identifikuar e shpallur në kërkim.

Lista me mjetet e grabitura

1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lart përmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N.

2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.

8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.

9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.

10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *