Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Durrës, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga dy persona me “Toyota”


Të tjera detaje janë zbuluar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia ditën e djeshme në Durrës.

Policia ka zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar.

Siç shkruan “Balkanweb”, policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, nga ku është zbuluar se makina e vëllezërve Haxhia është qëlluar nga dy persona.

Makina tip “Golf” e 2 vëllezërve është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme. Autorët e krimit po përdornin një makinë Toyota ngjyrë gri, por nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre.

Dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia me origjinë nga Puka, ishin qëlluar në kokë dhe trup, teksa po lëviznin me makinë.  Ata janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre, ndërsa forca të shumta policore, RENEA dhe FNSH po kryejnë kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vëllezërit Haxhia kanë një pikë Exchange dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit.

Që nga dita e djeshme deri sot, policia ka shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që dy të rinjtë mund të kishin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *